Agim Aliu
Kryetar i Ferizajt
Ditëlindja: 10.06.1971
Vendlindja: Ferizaj
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Agim Aliu ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, njëherësh ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë në po të njëjtin universitet. Gjatë luftës iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njihet si njëri ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Si kandidat i kësaj partie, ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura radhazi: në legjislaturën e pestë dhe të gjashtë. Në vitin 2017 është zgjedhur kryetar i Komunës së Ferizajt, pozitë të cilën e ka fituar edhe në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021. Në vitin 2022 është zgjedhur edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Pasuria e Paluajtshme:

Bazuar në deklarimin e pasurisë së vitit 2022, Agim Aliu ka një shtëpi në vlerë 50 mijë euro.

Banesë:

Në asnjërin vit prej kur ka filluar ta plotësojë formularin e pasurisë, Agim Aliu nuk ka deklaruar të ketë banesë.

Parcela toke:

Agim Aliu ka deklaruar katër parcela toke. Ato i ka vlerësuar me 325 mijë euro në total.

Të hyrat:

Agim Aliu ka deklaruar brenda vitit 2022 të hyra në vlerë 16.274 mijë euro, të gjitha këto të gjeneruara nga rroga si kryetar komune dhe nga mëditjet. Gruaja e tij ka arkëtuar 5 mijë euro brenda 12 muajve. 1080 euro ka marrë prindi i Agimit nga pensioni. Familja Aliu ka para të gatshme në bankë 67 mijë e 587 euro: 64 mijë e 206 euro- Agimi dhe 3010 euro- gruaja e tij.

Kreditë:

Agim Aliu rezulton se nuk ka pasur punë me bankat sa i përket kredive. Në asnjërin prej viteve (2010 – 2022) nuk shihet të ketë hyrë borxh në banka.

Vetura:

Agim Aliu ka një veturë në vlerë 4 mijë e 500 euro, ndërsa gruaja e tij ka veturë në vlerë 7 mijë e 500 euro.

Aksione:

Agim Aliu ka “zero” aksione.

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.