Agim Bahtiri
Ish-kryetar i Mitrovicës
Ditëlindja: 15 mars 1960
Vendlindja: Mitrovicë e Jugut
Përkatësia: Lëvizja “Vetëvendosje”

Agim Bahtiri ka udhëhequr për tetë vjet Komunën e Mitrovicës së Jugut. Në të dyja mandatet ka garuar si kandidat i AKR-së, subjekt politik që udhëhiqet nga biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli.

Pas marrjes së mandatit të dytë si kryetar i Mitrovicës së Jugut, ai u largua nga AKR-ja për t’u bashkuar me Lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 Bahtiri humbi garën, duke ia lënë drejtimin e komunës, Bedri Hamzës së PDK-së.

Sipas biografisë së publikuar, nuk figuron se Bahtiri ka përfunduar fakultet, përpos shkollës Fillore dhe të Mesme që i ka përfunduar në Mitrovicë. Gjatë viteve ’90, ai ka emigruar në Holandë, ku ka deklaruar se ka drejtuar biznese të suksesshme.

 

Patundshmëritë

7.6 milionë € është vlera e përgjithshme e patundshmërive të deklaruara nga Agim Bahtiri në fund të vitit 2021, ku përfshihen 4 shtëpi dhe disa hektarë tokë si trashëgimi. Kjo pothuajse është vlera e njëjtë e patundshmërive të deklaruara nga ana e tij përgjatë tetë vjetëve si kryetar i Mitrovicës së Jugut.

 

Veturat

Bahtiri e ka deklaruar një veturë të tipit “Maybach”, në pronësi të djalit, por nuk e ka cekur vlerën e saj të fundit. Bazuar në vlerën e tregut, një veturë e tillë kushton mbi 100 mijë euro.

Të hyrat

353.000 € janë të hyrat vjetore familjare të Bahtirit, duke e përfshirë këtu pagën si kryetar komune prej 17 mijë euro në vit si dhe fitimet vjetore të fëmijëve të tij nga biznesi në Holandë prej 336 mijë euro.

Paratë Cash

9500 € para cash ka deklaruar Bahtiri në fund të vitit 2021.

Kreditë

Në vitin 2021 nuk ka deklaruar kredi, ndonëse nga viti 2014 deri në vitin 2020, në formularët e deklarimit të pasurisë kishte paraqitur një kredi në vlerë prej 450 mijë euro.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.