Një raport i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka nxjerrë një sipërfaqe situatën e vështirë financiare të shumë familjeve kosovare, të cilat kanë obligime kreditore ndaj bankave komerciale në vend, raporton Instituti Front.
Sipas raportit me titull: Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare të botuar në mars 2022 potencohet se tek 21.8% të huamarrësve kësti mujor i huasë përbën 50-75% të hyrave mujore, përderisa 3.8% të huamarrësve janë në fzën kritike ku këstet e kredisë i përbëjnë 75-100 për qind të të hyrave.
Në anën tjetër, 1.8% e huamarrësve nuk arrijnë t’i mbulojnë këstet e kredisë nga të hyrat mujore që kanë. “Rastet kur shpenzimet e kësteve të huamarrësit tejkalojnë plotësisht të hyrat mujore bruto duke kaluar në gjendje jo-solvente, paraqiten në 1.8 përqind të mostrës së huamarrësve dhe 1.4 përqind të ekonomive familjare”, potencohet mes tjerash në raportin e BQK-së.