Po bëhen gati 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, por Kosova ende nuk e ka Qeverinë e re. Partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lëvizja “Vetëvendosje”, nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për formimin e institucioneve të reja qendrore, përderisa partitë kryesore parlamentare nga radhët e opozitës (PDK, LDK e AAK) po e kundërshtojnë një koalicion me partinë e Albin Kurtit.
Ende është e pa qartë nëse ky i fundit do ta konstituojë Kuvendin dhe do ta formojë Qeverinë, apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje tëjashtëzakonshme parlamentare.
Mungesa e Qeverisë me mandat të plotë për një vend me ekonomi tëpazhvilluar siç është Kosova përbën lajm të keq për performancën ekonomike të vendit, duke filluar nga rritja e pakontrolluar e çmimeve dhe mungesa e investimeve në sektorin publik dhe privat.
Nga muaji i ardhshëm energjia elektrike pritet të shtrenjtohet për 16.1%, e cila në mënyrë zinxhirore do të ndikoj në rritjen e çmimit tëshumë artikujve tjerë, përderisa shumë projekte infrastrukturore do tëmbesin të bllokuar, ndërsa për ardhjen e investitorëve të huaj as qëbëhet fjalë.
Rafuna: Kosova po humb shumë në aspektin ekonomik, miliona të bllokuara nga BE-ja
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK),në njëprononcim për FrontOnline ka shpjeguar ndikimin negativ që ka ky ‘’ngërç’’ në ekonominë e vendit, duke theksuar se projektet e zhvillimit që kishin qenë të planifikuara janë vënë në rrezik, pasi nuk ka kush t’i mbikëqyrë dhe sigurojë implementimin e tyre të duhur.
‘’Mos formimi i institucioneve ndikon shumë negativisht. E para projektet që kanë qenë të parapara nuk ka kush t’i mbikëqyrë se a po implementohen në mënyrën siç kanë qenë të planifikuara tëimplementohen ,në mungesë të institucioneve fuqi plota’’, tha kryetari i OEK.
Rafuna ka theksuar gjithashtu se një nga pasojat më të mëdha të mungesës së institucioneve të funksionalizuara është pamundësia e përfitimit nga fondet e Bashkimit Evropian, përfshirë fondet e parapara për Planin Evropian të Rritjes.
Pa një Kuvend të konstituar dhe pa ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme, këto mjete financiare mbeten të bllokuara.
‘’Problemin e kemi me fondet e BE-së, sidomos pjesa e shumës qëështë dashur ta pranojë nga fondi i rritjes e që nuk mundemi ta pranojmë pa u ratifikuar marrëveshja në kuvend të Kosovës dhe ne jemi duke e parë që në mungesë të Kuvendit ato mjete nuk mund t’i marrim dhe kështu do të ketë impakt në aspekt ekonomik si dhe ne investime të huaja’’, deklaroi Rafuna.
Ai ka paralajmëruar se çmimet e produkteve do të rriten si pasoje e rritjes së çmimit të rrymës dhe ka theksuar se, po të ishte Kuvendi i konstituar dhe komisionet përkatëse të ngritura, Kosova do të kishte mundësi të ndërhynte për të kontrolluar rritjen e çmimit të energjisë, duke mbrojtur kështu standardin e jetesës për qytetarët.
‘’Çmimet do të rriten si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës. po ta kishim pasur nj kuvend të konstituar dhe komision për ekonomi dhe energji do të kishim pasur mundësi të ndalonim rritjen e çmimit të rrymës apo ta subvencionim që mos t’i prek qytetetarëtnë standard jetësor’’, përfundoi i pari i OEK.
Shahini: Mos formimi i Institucioneve dëmton ekonominë, zvpgëlon investimet e huaja dhe bllokon procesin integrues
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat e mos konstituimit ,duke theksuar se mos formimi i institucioneve është një dëm i madh për vendin.
Sipas Shahinit, kjo krizë politike po dërgon një mesazh të keq për rajonin dhe për Perëndimin, duke u treguar liderëve të tjerë të Ballkanit dhe institucioneve ndërkombëtare se liderët kosovarë nuk janë të gatshëm të vendosin interesat e shtetit mbi ato partiake dhe personale.
‘’Mos konstituimi i institucioeneve të Kosovës është dëm i madh politik ,ekonomik, diplomatik dhe integrues. Kur flasim në aspektin politik është se po i dërgon mesazh të keq tërë Ballkanitdhe perëndimit se liderët tonë janë ende të papjekur politikisht për t’i vendosur interesat e veta prapa interesave të shtetit, por po duket që interesat partiake dhe personale janë para shtetit’’, tha Shahini.
Ai theksoi se Kosova, në këto kushte, nuk mund të integrohet në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të mendojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
‘’Kur flasim për diplomaci dhe integrim flasim që Kosova në këtorrethana nuk mund të integrohet e as të mendohet që ne tëanëtarësohemi apo të na pranojë ndonjë institucion ndërkombëtarapo shtet’’, deklaroi kryetari i AKB.
Po ashtu, Shahini theksoi ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj situate mbi ekonominë dhe investimet e huaja. Ai tha se investitorët janë të frikësuar nga pasiguria e krijuar nga mungesa e institucioneve dhe se Kosova nuk mund të tërheqë investime të huaja pa një stabilitet politik dhe institucional.
‘’Kur flasim për ekonominë dhe investimet, investitorët nuk vijnënë një ‘’ngërç’’ të tillë dhe investitorët e huaj i frikësohen këtyre gjerave’’, përfundoi Shahini.
Ish-ministri i financave: Mos formimi institucioneve ngadalëson zhvillimin ekonomik
Haki Shatri, ish-ministër i Financave, në një prononcim për FrontOnline tha se mosformimi i institucioneve po ngadalëson çdo proces ekonomik në vend. Ai ka theksuar se buxheti, i cili duhej të implementohej tashmë, nuk po procedohet dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në mungesën e aktiviteteve publike dhe hapjen e tenderëve. Sipas tij, sezoni i punimeve tashmë ka filluar, por çdo gjë ka mbetur e bllokuar për shkak të vakuumit institucional.
‘’Mos formimi i institucioneve e ngadalëson çdo proces ekonomik.Puna e parë është buxheti që duhet implementuar tash nuk procedohet, nuk ka publikim të tenderëve, nuk ka aktivitet që përgatit terrenin për të filluar punën tash veç sezoni punëve ka filluar dhe tani çdo gjë është bllokuar’’, tha ish ministri.
Shatri vlerëson se mungesa e institucioneve po prek gjithashtu raportet me investitorët e jashtëm si dhe po dëmton ekonominë
‘’ Mos formimi i institucioneve i prek edhe raportet me investitorët e jashtëm dhe e dëmton ekonominë normalisht’’, tha për FrontOnline Shatri.
Muhaxheri: Mos formimi i Institucioneve dëmton ekonominë, qytetarët dhe frikëson investitorët e huaj
Arton Muhaxheri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar se mosformimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka pasoja të rënda, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në nivelin ekonomik. Sipas tij, Kosova po paraqitet si një shtet jo serioz dhe i paqëndrueshëm, duke dërguar sinjale negative për investitorët potencialë, të cilët kërkojnë stabilitet politik dhe funksionalitet institucional për të investuar.
‘’ Mos krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka pasoja serioze për vendin, si brenda ashtu edhe jashtë. Në radhë të parë, Kosova paraqitet si një shtet jo serioz dhe i paqëndrueshëm. Kjo dërgon sinjale negative tek investitorët potencialë, të cilët kërkojnë stabilitet politik dhe funksionalitet institucional para se të marrin vendime për të investuar’’, tha Muhaxheri.
Muhaxheri ka theksuar se vonesat në krijimin e institucioneve kanë krijuar pasiguri për qytetarët dhe bizneset, duke bllokuar zhvillimin ekonomik dhe investimet e planifikuara. Pa një qeveri funksionale, sipas tij, buxheti nuk miratohet në kohë, investimet publike nuk nisin, dhe projektet zhvillimore mbeten të paralizuara.
‘’ Vonesat në formimin e institucioneve krijojnë pasiguri – si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Askush nuk di çfarë do të ndodhë me politikat fiskale, me subvencionet, me projektet kapitale. Kjo paralizon zhvillimin ekonomik dhe i bllokon investimet e planifikuara, Në mungesë të një qeverie funksionale: Nuk miratohet buxheti në kohë’’, deklaroi Muhaxheri.
Po ashtu, krijohet një imazh të dobët ndërkombëtar për Kosovën, duke i larguar investimet e huaja dhe duke e ndaluar rritjen e ekonomisë.
Në fund, ai ka paralajmëruar se këto vonesa dhe pasiguri nuk janë thjesht çështje politike – ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për mirëqenien e qytetarëve. Sa më shumë të vonohet formimi i institucioneve, aq më të thella bëhen pasojat ekonomike dhe sociale për Kosovën.
‘’Dëmet janë të shumta: Ndërtohet imazh i dobët ndërkombëtar. Largohet kapitali i huaj. Ekonomia stagnon. Rritet papunësia. Shteti duket i paaftë për të funksionuar normalisht. Në fund të ditës, këto vonesa nuk janë vetëm çështje politike – janë çështje që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Sa më gjatë të mbetemi pa institucione, aq më të thella bëhen pasojat ekonomike dhe sociale’’, përfundoi Muhaxheri.