Alban Hyseni
Kryetar i Gjilanit
Ditëlindja: 23 tetor, 1990
Vendlindja: Gjilan
Përkatësia: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Alban Hyseni e ka të përfunduar Fakultetin Juridik dhe e mban titullin Master në programin Juridik Penal.

Në vitin e katërt të studimeve ka filluar punën si tutor studentësh, për të vazhduar si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale (2013-2015). Më pas, angazhimin akademik e ka vazhduar si ligjërues i lëndëve juridiko-penale.

Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat e Zyrtarit për Marrëdhënie me Jashtë̈ (2013-2014), Zyrtar i Cilësisë̈ (2014-2016), pastaj edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” dhe Koordinator i Kolegjit UBT në Gjilan. Ai është̈ pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik për lëndët e fushës Penale, njëherësh vazhdon të jetë i angazhuar në Kolegjin UBT. Flet gjuhën angleze dhe gjermane.

Alban Hyseni është̈ aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2010. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes tash e dy mandate dhe aktualisht është̈ koordinator i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan.

Në zgjedhjet e vitit 2019 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, si dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit.

Në zgjedhjet e vitit 2021 si kandidati më i votuar nga Gjilani për Kuvendin e Republikës së Kosovës, u rizgjodh deputet i legjislaturës së tetë.

Pas fitores për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit. Detyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit e mori më 9 dhjetor 2021.

Alban Hyseni jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Pasuria e Paluajtshme:

Bazuar në formularin e pasurisë të vitit 2022, Alban Hyseni i ka deklaruar 3 shtëpi. Ato i ka vlerësuar me 350 mijë euro. Një shtëpi në vlerë 150 mijë euro thotë se e ka blerë me paratë e ardhura nga jashtë, pa specifikuar asgjë më shumë dhe nga puna e prindit në KFOR-in amerikan. Edhe shtëpinë tjetër në vlerë të njëjtë ka deklaruar ta ketë blerë me paratë e ardhura nga jashtë. Ngjashëm është deklaruar edhe në lidhje me shtëpinë në vlerë 50 mijë euro.

Vilë pushimi në vend banese:

Alban Hyseni nuk ka deklaruar banesë në asnjërin prej viteve 2020, 2021 dhe 2022. Megjithatë, ai ka paraqitur një vilë të përfunduar më 2020. Vlerën e saj e ka llogaritur 7770 euro dhe ka thënë se e ka ndërtuar me paratë e ardhura nga jashtë.

Parcela toke:

Alban Hyseni ka deklaruar 4 parcela toke. Të gjitha i ka blerë me paratë e ardhura nga jashtë, me përjashtim njërës të cilën e ka trashëguar. Komplet vlera e tyre 333 mijë e 500 euro.

Të hyrat:

Alban Hyseni e ka deklaruar pagën vjetore nga Kuvendi si deputet prej 18 mijë e 201 eurove. +1000 mijë euro mëditje nga i njëjti institucion, mirëpo e merr vetëm pagën si kryetar komune dhe jo edhe atë të deputetit, meqë nga ky post ka dhënë dorëheqje në momentin që gjilanasit ia besuan drejtimin e qytetit të tyre në zgjedhjet e 2021-ës. Si kryetar i komunës së Gjilanit, ai i merr 15 mijë e 378 euro në vit.

Nuk ka para të gatshme në bankë. 

Kreditë:

Alban Hyseni kishte dy kredi në vlerë 3 mijë e 500 euro. Njërën 2 mijë e 500 euro për nevoja personale dhe tjetrën 1 mijë euro- pagesë e borxhit për studime. 

Vetura:

Nuk ka veturë të deklaruar. 

Aksione

Nuk ka.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.