Bajrush Xhemajli
Ish-kryetar i Ferizajt
Ditëlindja: 11 Maj, 1956
Vendlindja: Ferizaj
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Bajrush Xhemajli është sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ka qenë veprimtar politik që nga vitet ’80 të shekullit të kaluar. 

Për shkak të aktivitetit të tij, ai është dënuar dy herë regjimi i asaj kohe, duke i kaluar gjithsej 14 vjet prapa grilave si i burgosur politik.

Angazhimin në jetën politike s’e ka ndërprerë as pas çlirimit të vendit.  

Për një kohë ka qenë kryetar i Komunës së Ferizajt. Nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje pasi më 21 maj të vitit 2009 ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e të riut, Labinot Rrustemi.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Xhemajli është dënuar me dy vjet burgim. 

Pas përfundimit të dënimit, ai i është rikthyer jetës politike në PDK.

Xhemajli ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Patundshmëritë

Bajrush Xhemajli ka një shtëpi të cilën e ka vlerësuar me 50 mijë euro në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai e ka edhe një banesë, vlera e së cilës është llogaritur të jetë 86 mijë euro. Po ashtu, Xhemajli e ka 1 hektar tokë të cilën e ka vlerësuar me 30 mijë euro.

Veturat

Në pronësinë e tij, Bajrush Xhemajli ka një veturë në vlerë 9 mijë euro.

Të hyrat

Të hyrat vjetore të Bajrush Xhemajlit në vitin 2021 kanë qenë 17,376 euro nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës. 7 mijë e 680 euro janë të hyrat vjetore që i merr bashkëshortja e tij, derisa fëmijët marrin paga vjetore në shumën prej 13 mijë 692 euro.

Ai ka deklaruar se ka aksione prej 15 mijë euro në kompaninë “Venon ProGaming” Sh.P.K.

Paratë Cash

59,695 mijë euro ka qenë shuma e parave kesh të Bajrush Xhemajlit, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij në vitin 2021. Në vitin 2020, shuma e parave kesh që ai i ka pasur ka  qenë 75 mijë e 580 euro. Shuma e parat që i posedon në 5 banka të ndryshme është rritur në vitin 2020 dhe 2021. Në vitin 2012, ai ka deklaruar se në bankë i ka vetëm 460 euro.

Në deklarimin e pasurisë, Xhemajli ka dhënë një sqarim për këtë shumë të parave. Ka thënë se shuma prej 30 mijë eurove në Pro Credit dhe vlera tjetër prej 40 mijë eurove si detyrim janë kompensim i 14 vjetëve burgim politik gjatë viteve 1982-1990 dhe 1993-1999 dhe se këtë kompensim e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Kreditë

Në vitin 2020, Bajrush Xhemajli ka deklaruar se ka një kredi prej 30 mijë eurove, por të njëjtën nuk e ka deklaruar në vitin 2021.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.