Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 19 maj 1971
Vendlindja: Gjilan
Përkatësia: Lëvizja Vetëvendosje

Besnik Bislimi ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë ku ligjëron për Makroekonominë; Politikat Fiskale; Analizat dhe Politikat Monetare; Ekonomiksin e Resurseve Natyrore dhe Mikroekonominë.

Në vitin 2014 ishte zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, por në vitin 2016 e pati dorëzuar mandatin duke i dhënë dy arsye: fokusimin në fushën akademike dhe pakënaqësinë me zhvillimet në Kuvend, veçanërisht pas seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës.

Në vitin 2021, Bislimi është emëruar Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, post të cilin e mban edhe sot e kësaj dite.

Krahas postit në Qeveri, ai mban edhe pozitën e nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Shtëpi:

2 shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro

Banesë

1 banesë në vlerë prej 140,000 mijë euro

Vetura:

2 vetura në vlerë prej 22,500 euro

Kredi:

215,000 euro është shuma e kredive që i ka deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Mjetet e para, ai i ka shpenzuar për renovime dhe financime, por pa e precizuar se çka.

Të hyrat

Rreth 80 mijë euro janë të hyrat vjetore që Bislimi i ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit në vitin 2022. Paga vjetore në Qeverinë e Kosovës është 18,788 euro; paga në Universitetin Amerikan- 29,533 euro në vit; si dhe paga e gruas po në këtë universitet- 28,000 euro. Instituti për Hulumtime “Front” gjatë hulumtimit që ka realizuar nuk ka gjetur ndonjë biznes, apo pronë që ai nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ashtu siç parashihet me ligj.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.