Besnik Tahiri
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 1 korrik,1975
Përkatësia: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Besniku është magjistër i shkencave për Qeverisje të Decentralizuar dhe Zhvillimin Ndërkombëtar nga Universiteti i Birmingemit. Nga dhjetori i vitit 2004 iu bashkua Ramush Haradinajt, atëherë kryeministër, si këshilltari më i ri në kabinetin e tij. I qëndroi pranë Ramush Haradinajt në dy gjykimet në Hagë, duke e mbrojtur kauzën e UÇK-së. Ai deri më 2008 shërbeu si këshilltar i lartë politik. Mbajti, po ashtu, postin e zëvendëskryeminstrit në Qeverinë Hoti. Aktualisht është deputet i AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pasuria e Paluajtshme:

Sipas deklarimit të vitit 2022 ka një shtëpi në vlerë 195 mijë e 500 euro dhe një banesë 70 mijë euroshe.

Parcela toke:

S`ka

Të hyrat:

Të hyrat vjetore të Tahirit dhe gruas së tij arrijnë shumën e 66 mijë e 493 eurove. 18 mijë e 751 euro thotë se i merr nga paga si deputet, 17 mijë e 742 euro bashkëshortja e tij nga paga në FES. 30 mijë euro të tjera thotë se i ka të trashëguara nga prindi.

Kreditë:

Ka dy kredi. Një në vlerë 100 mijë euro për 25 vjet. Hyri për blerjen e shtëpisë. Tjetrën kredi e mori për rinovimin e saj në shumën prej 17 mijë euro. Duhet ta lajë për 5 vjet.

Vetura:

Ka dy vetura në vlerë 21 mijë euro.  Një Audi Q7, që kap shifrën e 14 mijë eurove dhe një Tiguan që i bën vlerë 7 mijë euro.

Aksione: 

Aksione s`ka më 2022, ani se kishte 100 % aksione më herët në kompaninë, IGCG. 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.