Branimir Stojanoviq
Ish-zëvendëskryeministër
Vendlindja: Hajvali

Branimir Stojanoviq lindi në Hajvali të Prishtinës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, u zgjodh kryetar i Graçanicës në kuadër të Listës Serbe.

Në fund të vitit 2014 u zgjodh zëvendëskryeministër i Kosovës dhe më pas karrierën politike e vazhdoi si Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë në Qeverinë e Serbisë.

Stojanoviq, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ish-anëtar i partisë kryesore të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, vendosi që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, të kandidoj si një kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, komunë kjo me shumicë serbe.

Prej asaj kohe, ai më nuk është pjesë e Listës Serbe.

Patundshmëritë

Shtëpi

Prej vitin 2014 e deri në vitin 2017, ai e ka deklaruar një shtëpi, por vlerën e saj nuk e ka bërë publike asnjëherë.

Banesë

Në vitin 2014, ka deklaruar ta ketë në pronësi një banesë, por vite më vonë nuk e ka deklaruar më. Vlerën e banesës nuk e ka bërë publike asnjëherë.

Parcela toke

Stojanoviq ka deklaruar se ka tokë prej 900 m2, por nuk e ka treguar vlerën e saj.

Të hyrat

Ai ka deklaruar se ka marrë pagë vjetore nga Qeveria e Kosovës në shumën prej 13,200 euro, si dhe mëditje 5 mijë euro.

Veç kësaj, paga vjetore e bashkëshortes së tij është 7 mijë e 200 euro nga puna e saj në Qendrën për Punë Sociale në Graçanicë.

Kreditë

Në vitin 2017, ai ka deklaruar se i dy kredi në dy banka të ndryshme, vlera e të cilave është 15 mijë euro.

Vetura

Stojanoviq ka deklaruar në vitin 2017, kur e ka bërë deklarimin e fundit të pasurisë, se e ka në pronësi një veturë të tipit Peugeot që e ka blerë po atë vit, në vlerë prej 6 mijë e 200 euro.

Kompanitë

Nuk figuron ndonjë kompani në emër të tij.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.