Bujar Bukoshi
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 13 maj 1947
Vendlindja: Suharekë
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës

Bujar Bukoshi, nga viti 1991 e deri në vitin 2000 ishte kryeministër i Kosovës në ekzil.

Gjatë vitit 2007 deri në 2010 shërbeu si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Thaçi 1 dhe ish-zëvendëskryeministër në vitet 2010-2013 në Qeverinë Thaçi 2, ku arriti pozitën e lartë shtetërore nëpërmjet Listës “Ibrahim Rugova”.

Nga viti 2017, Bukoshi ka shërbyer si këshilltar politik në Qeverinë e Kosovës, deri sa Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pjesë e Institucioneve.

Në vitin 2012, një prokuror i EULEX-it ngriti aktakuzë ndaj Bukoshit dhe 10 zyrtareve tjerë për shpërdorim të pozitës zyrtare, por pas një viti ai u shpall i pafajshëm.

Në mars të vitit 2019 ndaj Bukoshit u ngrit një aktakuzë tjetër në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me Fondin 3 për qind. Gjykimi për këtë rast është duke vazhduar, dhe deri në momentin e raportimit Gjykata ende nuk ka nxjerr një vendim për këtë çështje.

I shumëpërfoluri për Fondin e 3 përqindëshit, Bukoshi, ka marrë rreth 90 mijë euro për shërim jashtë shtetit

Shtëpi:

300 mijë euro 1 shtëpi

150 mijë euro 1 ambulancë

Banesë

50 mijë euro 1 banesë

Parcela toke:

30 mijë euro 1 parcelë

Vetura:

3500 euro 1 veturë

Të hyrat

15 mijë e 400 euro kanë qenë të hyrat vjetore të ish- zëvendëskryeministrit Bukoshi të deklaruara në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit në vitin 2020, në cilësinë e këshilltarit politik në Qeverinë e Kosovës. Nga kjo kohë, Bukoshi nuk ka mban ndonjë pozitë politikë në Institucionet e vendit.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.