Deçani, komuna me më së shumti përfitues nga skema e pensioneve për veteranë
Lajme / 27 Prill, 2023
admin

Komuna e Deçanit është përfituesja më e madhe e pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, bazuar në gjendjen e muajit mars 2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36.826.

Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4,051 veteranë përfitues.

Nga numri i përgjithshëm i veteranëve nga ta 33.512 janë meshkuj dhe  3.314 femra. /Instituti për Hulumtime “Front”/

Shperndaje: