Dështim spektakolar i Qeverisë “Kurti” me investime kapitale (Statistika)
Ekonomi / 30 Korrik, 2024
admin

Ka kaluar gjysma e vitit 2024, ndërsa disa Ministri të Qeverisë “Kurti” nuk kanë arritur ta shpenzojnë asnjë cent të vetëm në projektet e planifikuara kapitale, raporton portali “FrontOnline”.

Përpos disa Ministrive me zero për qind investime kapitale në gjysmën e parë të vitit, shumë Ministri kanë ngelur në statistika një shifrore në kategorinë e investimeve  të tilla.

Sipas raportit gjashtë mujor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, vetëm Ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e kryeministrit kanë arritur ta shpenzojë buxhetin e planifikuar për investime kapitale për këte periudhë, përkatësisht 52 dhe 82%. Ndërsa të gjitha Ministritë tjera kanë dështuar keq në këtë drejtim.

Bazuar në raportin gjashtë mujor të buxhetit për këtë vit, shpenzimet kapitale nga organizatat buxhetore arritën vlerën prej vetëm 196.60 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 21% krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori.

Investimet kapitale/ Dështojnë keq Peci, Krasniqi, Rashiq dhe Konjufca

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, mburret vazhdimisht me punën në këtë dikaster qeveritar, kryesisht në shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, mirëpo për gjysmën e parë të këtij viti nuk e ka realizuar asnjë projekt kapital.

Njejtë si Peci, asnjë projekt kapital nuk e ka realizuar as ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton Front Online.

Listës së ministrave që kanë dështuar me projekte kapitale i është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Hiç më shumë punë kapitale se Peci, Krasniqi dhe Rashiq nuk ka bërë as kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ministria e Bujqësisë                                           0% shpenzime kapitale

Ministria e Pushtetit Lokal                                0% shpenzime kapitale

Ministria e Kthimit                                                0% shpenzime kapitale

Kuvendi i Kosovës                                                0 % shpenzime kapitale

 

Presidentja Osmani dhe ministrat Hajdari, Haxhiu, Murati dhe Nagavci me pak projekte kapitale të filluara

Pak më mirë se 3 ministra dhe kreu i Kuvendit, kanë dalë në raport Ministria e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila për gjashtë muaj ka arritur ta shpenzojnë vetëm 1% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

Ministria e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Në statistika një shifrore të shpenzimit të buxhetit ka ngelur edhe Ministria e Financave, e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati, përkatësisht 6% dhe Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci me 8%.

As Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, nuk ka shpenzuar më shumë se 1% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, raporton Front Online.

Zyra e Presidentes                                              1 % shpenzime kapitale

Ministria e Tregtisë                                            1% shpenzime kapitale

Ministria e Drejtësisë                                       2 % shpenzime kapitale

Ministria e Financave                                         6 % shpenzime kapitale

Ministria e Arsimit                                               8% shpenzime kapitale

 

Çeku, Rizvanolli, Sveçla, Gërvalla dhe Vitia nuk e kanë shpenzuar as 20% të buxhetit të planifikuar

Ministria e Kulturës, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, për 6 muaj të këtij viti ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Pak më mirë se Çeku qëndrojnë homologët e tij nga Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 13% të buxhetit të planifikuar.

Ministria e Jashtme ka shpenzuar 16 për qind të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Shëndetësisë 18 % të buxhetit për investime kapitale, Ndërsa Ministria e Zhvillimit Rajonal ka shpenzuar vetëm 19% të buxhetit.

 

Ministria e Kulturës                                   11 % shpenzime kapitale

Ministria e Ekonomisë                              13 % shpenzime kapitale

Ministria e Brendshme                              13 % shpenzime kapitale

Ministria e Jashtme                                    16 % shpenzime kapitale

Ministria e Shëndetësisë                        18 % shpenzime kapitale

Ministria e Zhvillimit Rajonal                    19 % shpenzime kapitale

 

Kurti dhe Maqedonci prijnë me shpenzime kapitale

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës për 6 muaj ka shpenzuar 23% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, shumë më pak se plani për këtë vit.

Më së miri nga ministrat e kabinetit “Kurti” qëndron Ejup Maqedonci, i cili ka shpenzuar 52% të buxhetit dhe Zyra e kryeministrit Kurti që ka shpenzuar 82 % të buxhetit

 

 Investimet kapitale të nivelit qendror

Kuvendi 0%

Zyra e Presidencës 1%

Zyra e Kryeministrit 82%

Ministria e Financave 6%

Ministria e Bujqësisë 0%

Ministria e Tregtisë 1%

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës 23%

Ministria e Shëndetësisë 18%

Ministria e Kulturës 11%

Ministria e Arsimit 8%

Ministria për Komunitete dhe Kthim 0%

Ministria e Pushtetit Lokal 0%

Ministria e Ekonomisë 13%

Ministria e Brendshme 13%

Ministria e Drejtësisë 2%

Ministria e Jashtme 16%

Ministria e Mbrojtjes 52%

SHSKUK 12%

Ministria e Zhvillimit Rajonal 19%

Shperndaje: