Dogana konfiskon 30 automjete në Rahovec dhe Malishevë
Lajme / 20 Shtator, 2023
admin

Dogana e Kosovës njofton se ka konfiskuar 30 automjete të pa-zhdoganuara në komunat Rahovec dhe Malishevë.

Sipas Doganës, këto vetura janë gjetur në tri lokacione.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara”, thekson Dogana.

Shperndaje: