Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që transportonte mallra.
Bëhet e ditur se sipas deklaratave të personave, te gjithë janë refugjatë nga Siria.
Emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar te Policia e Kosovës.
Nga Dogana e Kosovës theksojnë se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia.