Driton Selmanaj
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 3 shtator, 1979
Vendlindja: Prizren
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Driton Selmanaj u emërua më 3 qershor 2020 zëvendëskryeministër i Kosovës në Qeverinë Hoti. Aktualisht është deputet i LDK-së. Para se t`i futej politikës ishte pjesë e shoqërisë civile.

 

Pasuria e Paluajtshme:

Ka një shtëpi në vlerë 150 mijë euro. Posedon dy banesa, njëra 49 e tjera 40 mijë euro. Vlera e përbashkët e patundshmërive të tij është 239 mijë euro.

Parcela toke: Nuk ka

Të hyrat:

Për tre muaj sa ishte zëvendëskryeminstër mori 3,990 euro. Kurse nga 1 prilli 2021 deri më 31 dhjetor 2021 (vijon ende) ka pranuar pagë nga Kuvendi i Kosovës në cilësinë e deputetit. Ka paraqitur 2 mijë e 124 eurove si të hyra mujore nga ky institucion. Kjo vlerë kur shumëzohet me nëntë muaj, siç ka deklaruar në formularin e pasurisë për vitin 2022, i bie të ketë arkëtuar 19,116 euro nga legjislativi. 3 mijë e 840 euro i marrin nga pensionet dy prindërit e tij. Kurse, gruaja e tij paguhet me 5 mijë e 595 euro në vit. Familja Selmanaj në total ka 32,541 euro të ardhura vjetore.

Kreditë

Ka dy kredi në vlerë të përbashkët 50 mijë euro. Njëra është për pesë vjet, ku i duhet të kthejë 30 mijë euro. Thotë se i mori për blerjen e banesës. Tjetrën e ka po ashtu për 5 vjet. I duhet t`i kthejë 20 mijë euro, po ashtu që i mori për blerje të banesës.  

Vetura

Ka dy vetura në vlerë 15 mijë e 500 euro, Passat dhe Fiat Punto. Këtë të fundit e bleu në vitin 2009. Kurse Passatin më 2018.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.