Emilija Redžepi
Zëvendëskryeministre
Ditëlindja: 15 korrik, 1973
Përkatësia: Partia e Re Demokratike

Emilija Redžepi është një politikane boshnjake në Kosovë. Ka qenë vazhdimisht kritike për mungesën e mbështetjes për çështjet boshnjake brenda Kosovës. Ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës. Në vitin 2017, ajo shpalli kandidaturën e saj për kryetare të komunës së Prizrenit, e cila ka një popullsi po ashtu në masë të madhe boshnjake. Përfundoi duke marrë më pak se 5 % të votave. Aktualisht është zëvendëskryeministre në Qeverinë Kurti.

Pasuria e Paluajtshme:

Sipas deklarimit të vitit 2022 ka një shtëpi banimi në vlerë 250 mijë euro dhe një lokal në vlerë 150 mijë sosh.

Parcela toke: Ka deklaruar një të tillë, që i bën rrafsh 70 mijë euro.

Të hyrat:

Të hyrat vjetore të Emilija Redžepit arrijnë vlerën e 15 mijë e 459 eurove, shumë kjo të cilën thotë se e arkëton nga Qeveria dhe komuna e Prizrenit. Nuk ka deklaruar as edhe një cent të vetëm të gatshëm në bankë.

Kreditë:

Nuk ka kredi në asnjë bankë.

Vetura:

Posedon një makinë Mercedes që kap shifrën e 15 mijë eurove.

Aksione:

S`ka.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.