EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2025
Lajme / 6 Qershor, 2023
admin

Misionit të Bashkimit Evropian do t’i zgjatet mandati nga ana e institucioneve të Kosovës deri në qershor të vitit 2025.

Në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është publikuar sot vendimi e Këshillit të Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për zgjatje të mandatit, fushë veprimtarinë dhe ndarjen e buxhetit.

“Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që EULEX KOSOVË duhet të zgjatet deri më 14 qershor 2025. KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të të zbatojë detyrat e tij”

Sipas njoftimit shuma e financiare e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 do të jetë 165 310 000 euro.

Tani i mbetet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell që ta formalizojnë këtë zgjatje të mandatit.

Shperndaje: