Fillon harmonizimi i KQZ-së me rregulloret e ligjit të ri për zgjedhjet
Lajme / 10 Korrik, 2023
admin

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka filluar harmonizimin e rregulloreve zgjedhore me ligjin e ri për zgjedhje, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës, javë më parë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se me ligjin e ri, janë evidentuar disa ndryshime sa i përket procesit zgjedhor.

“Në këtë proces të harmonizimit janë përfshirë disa Rregullore Zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin dhe funksionimin e partive politike; certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve; regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës; themelimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit; fushatën e zgjedhjeve dhe vëzhguesit; regjistrimin dhe votimin e personave me nevojat e veçanta; këshillat e vendvotimeve; votimin dhe numërimin e fletëvotimeve; Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe për Qendrat Komunale të Numërimit”, njoftoi Elezi.

Siç bëhet e ditur nga KQZ-ja, pjesë e procesit janë edhe përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe nga Misioni i OSBE-së.

Shperndaje: