GAP publikon të dhënat – gratë paguhen dhjetëra euro më pak se burrat në sektorë kyç
Ekonomi / 15 Maj, 2025
admin

Instituti GAP së fundmi ka publikuar disa të dhëna ku tregohen dallimet sipas gjinisë në pagën mesatare në disa sektorë në Kosovë.

Të dhënat që janë publikuar nga GAP i takojnë vitit 2024.

Në administrim publik dhe mbrojtje burrat paguhen 607 euro kurse gratë 508 euro.

Tek aktivitetet e patundshmërisë burrat paguhen 200 euro më shumë se gratë.

Sektorët e tjerë ku burrat dominojnë si më të paguar se gratë janë edhe aktivitetet e shëndetit dhe të punës sociale, aktivitetet e tjera shërvyese, ato financiare e të sigurimit etj.

Në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, burrat marrin mesatarisht 622 euro, e gratë 508.

Edhe në arsim, gratë paguhen më pak. Ato marrin 335 euro, e burrat 351.

I vetmi aktivitet ku gratë paguhen më shumë është furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, ku marrin 20 euro më shumë se burrat. /Telegrafi/

Shperndaje: