Gazmend Muhaxheri
Kryetar i Pejës
Ditëlindja: 27 shtator, 1964
Vendlindja: Pejë
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Është inxhinier i ndërtimtarisë. Ka mbajtur pozita të larta publike për kohë të gjatë. Ishte anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe deputet nga radhët e Partisë Reformiste ORA, prej vitit 2004 deri më 2007. Nga muaji shkurt i vitit 2010 deri në maj të 2011-ës, Muhaxheri ka udhëhequr drejtorinë e Urbanizmit, deri sa ka kaluar në strukturat e LDK-së. Ai i ka fituar tri mandate si kryetar i Pejës nën logon e kësaj partie. Është i martuar dhe ka 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Jeton në Pejë.

Pasuria e Paluajtshme:

Bazuar në deklarimin e pasurisë së vitit 2022, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar katër shtëpi në vlerë 1.3 milionë euro, të gjitha në pronësi të prindit të tij.

Banesë:

Gazmend Muhaxheri nuk ka deklaruar fare banesë në vitin 2022. Krejt çfarë ka deklaruar është një objekt (bodrum plus përdhesë) në vlerë 138 mijë euro, pronësi e prindit të tij.

Parcela toke:

Muhaxheri i ka deklaruar gjashtë parcela toke. Ato i ka vlerësuar me 864,110 euro.

Të hyrat:

Në formularët e deklarimit të pasurisë të publikuar me 2022, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar të hyra në vlerë 49 mijë euro. Krahas pagës komunale prej 15 mijë e 110 euro, ai ka deklaruar se i merr edhe 33 mijë e 600 euro nga qiraja. Gruaja e tij arkëton 15 mijë e 396 euro brenda vitit. Ajo merr rrogë nga Universiteti i Prishtinës. Familja Muhaxheri nuk kanë para të gatshme në bankë që nga viti 2015.

Kreditë:

Gazmend Muhaxheri dhe gruaja e tij kanë dy kredi. Shuma e kredive është 97 mijë euro. Muhaxheri ia ka borxh 80 mijë euro bankës për ndërtimin e një objekti, ndërsa gruaja e tij ka hyrë në kredi 17 mijë euro për ta blerë një veturë. I pari i Pejës ka deklaruar t’i ketë marrë hua edhe 22 mijë euro nga një person me emrin, Milazim Shala. Këto të holla ka thënë se i nevojiteshin për blerjen e një parcele.

Vetura:

Gazmend Muhaxheri nuk ka veturë të vetën. Bashkëshortja e tij e ka një në vlerë 17 mijë euro.

Aksione:

Nuk ka.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.