Gjatë prillit, tre fëmijë të braktisur në Kosovë
Lajme / 24 Maj, 2023
admin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Sipas ASK-së, gjatë muajit prill janë braktisur tre fëmijë.

Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është ibraktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore. Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi./Instituti për Hulumtime “Front”/
Shperndaje: