Goran Rakiç
Zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 1971
Vendlindja: Mitrovicë
Përkatësia: Lista Serbe

Goran Rakiç është politikan serb i Kosovës. Më 22 mars të vitit 2021 është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti. Më herët, ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Kosovës dhe si ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në kabinetin e ish-kryeministrit, Avdullah Hoti. Ka qenë kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut në dy mandate dhe nga viti 2017 është kryetar i Listës Serbe, parti e cila e ka pushtetin lokal në dhjetë komunat me shumicë serbe si dhe përfaqësimin më të madh nga radhët e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës. Rakiç është edhe kryetar i bordit komunal të Partisë Përparimtare Serbe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Mitrovicën e Veriut. Me profesion është ekonomist. Është i martuar dhe i ka dy fëmijë.

Pasuria e Paluajtshme

Shtëpi

Goran Rakiq nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi në formularin e pasurisë për vitin 2022. Njësoj ka vepruar edhe në vitet paraprake. Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Veljkoviq, aktivistë serbë nga iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe” para një jave vizituan një parcelë prej 9,5 ari ku po ndërtohej një ndërtesë, për të cilën thanë se është e Rakiqit. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do ta trajtojë informatën se ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, po e ndërton një objekt mbi 2 milionë euro në veri të vendit.

Banesë

Goran Rakiç ka deklaruar tri banesa. Ato, siç ka deklaruar ai, janë në pronësi të prindit të tij. Vlera totale e tyre është 95 mijë euro.

Parcela toke

Goran Rakiç ka deklaruar një parcelë toke. Ajo thotë se kjo parcelë është pronë e prindit të tij dhe kushton hiç më pak se 350 mijë euro. 

Të hyrat

Goran Rakiç ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Qeveria e Kosovës në shumë prej 13 mijë e 812 eurove; 2820 euro në vit i merr nga puna që bën në shkollën e lartë për studime ekonomike në Pejë; dhe 6 mijë e 504 euro nga kompania “Standard”.  Ndërkaq, gruaja e tij arkëton në vit, 7200 euro. Së bashku, ata fitojnë 30 mijë e 336 euro, shto këtu edhe pensionin e prindit prej 2400 euro në vit. 

Para të kursyera i ka deklaruar 50 mijë euro. Këtë shumë nuk e ka prekur që nga viti 2015.

Kreditë

S`ka kredi.  

Vetura

Ka një veturë në vlerë 10 mijë euro, në emër të bashkëshortes.  

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.