Haki Abazi
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 9 dhjetor 1974
Vendlindja: Prishtinë
Përkatësia: Lëvizja Vetëvendosje

Haki Abazi  ka diplomuar për Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi. Në zgjedhjet e vitit 2019 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe më pas është emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti. Në zgjedhjet e vitit 2020, Abazi sërish është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e  Lëvizjes Vetëvendosje. Nga janari i vitit 2007 deri në qershor të vitit 2017 Abazi ka kryer detyrën e drejtorit të programit për Ballkanin Perëndimor( Shqipëri, Kosove, Serbi, Mal të Zi, BeH, Maqedoni) në “Rockefeller Brothers Fund”, me seli në New York. Në vitin 2011 ndaj Abazit ishte ushtruar kallëzim Penal nga Organizata Çohu për keqpërdorime të fondeve.

 

Patundshmëritë:

Shtëpi:

3 shtëpi në vlerë prej 570 mijë euro

Banesë

2 banesa në vlerë prej 150 mijë euro

Parcela toke:

1 parcelë në vlerë prej 75 mijë euro

Vetura:

3 vetura në vlerë prej 29 mijë euro

Të hyrat

Rreth 5 mije euro janë të hyrat mujore që ish- zëvendëskryeministri, aktualisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës i ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në këtë shumë përfshihen paga e tij mujore në vlerë prej 1547, si dhe paga e gruas në shumën prej 3000 euro në muaj.

Kreditë:

Rreth 98,000 euro është shuma e kredive që Abazi i ka deklaruar në formularët e AKK-së në vitin 2022. Një vit më parë, shuma e kredive të deklaruara prej tij ishte 270 mijë euro.

Aksione:

Haki Abazi ka deklaruar se posedon letra më vlerë në kompaninë amerikane “Municipal Bonds – New York” në vlerë prej 75 mijë dollarë si dhe në “Band Invest Chase – NY” në vlerë prej 80 mijë dollarë amerikanë.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.