Ish-zyrtarët e NPB-së dyshohet se keqpërdorën 120 milionë euro
Lajme / 17 Maj, 2023
admin

Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë me urdhër kontrolli të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka kryer bastisjes në 12 lokacione tek pronat e dhjetëra ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhjes së kontratës së dëmshme dhe veprës mashtrim.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

– 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin
– 6 laptop
– 2 shtëpiza
– 11 telefona
– 2 sim card
– 6 usb.

Shperndaje: