11 kandidatë po synojnë që ta marrin pozitën kryesore të Agjencisë Tatimore të Kosovës, atë të drejtorit.
Mesin e 11 kandidatëve që po synojnë të marrin këtë pozitë, është edhe shefi aktual i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Murtezaj, konkurrentë i ka edhe 10 persona të tjerë, tetë nga ta janë kandidatë që punojnë ose kanë punuar në të kaluarën në ATK, derisa dy të tjerë janë kandidatë që vijnë nga jashtë, e që nuk kanë pasur ndonjë pozitë më parë në këtë Agjenci.
Agjencia që mbledhë të ardhurat për shtetin, pritet që së shpejti të bëhet me drejtorin e saj, mandati i të cilit është katër vjeçar.
FrontOnline ka mësuar se për pozitën e drejtorit të ATK-së, kanë aplikuar Hamdi Hoxha, Besim Ahmetaj, Bashkim Shala, Iden Lipovica, Ruzhdi Zeqiri, Merita Shoshi, Malush Krasniqi, Sakip Imeri, Njazi Asllani e Ilir Murtezaj.
Afati për të aplikuar për të parin e ATK-së ka qenë i hapur deri më 7 qershor/FrontOnline/