Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpërblyer me kontrata milionëshe katër konsorciume për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, raporton Front Online.
Për Lotin 1, ministria e ka rekomanduar për kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik: “Pro & Co Group” SH.P.K, ARLINDI SHPK dhe Berisha Company SHA, me vlerë prej 9,099,176.46 euro.
Për Lotin 2 për kontratë është rekomanduar: Grupit KOSOVA ASFALT SH.P.K, EL-BAU SH.P.K, GËRLICA – COMPANY SH.P.K, AVAG GROUP SH.P.K, ASFALT Corp. SH.P.K dhe UDHA SHPK, me një çmim prej 9,244,309.90 euro.
Për lotin e Lot 3 për kontratë është rekomanduar: JOOS & KRASNIQI – BAZE SH.P.K, ILEAA – GR SH.P.K, Albavia SH.P.K dhe BERISHA COM SH.P.K, të cilët kanë ofruar një shumë prej 10,620,889.43 euro.
Si dhe për Lot 4 është fituar nga Lika Trade SH.P.K dhe Lika Company SH.P.K, me një çmim prej 8,843,292.10 euro.