Presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar propozimin e Ramush Haradinajt për një takim të përbashkët mes krerëve opozitarë dhe atyre institucional.
Lidhur më këtë Osmani gjatë ditës së sotme ua ka adresuar nga një letër secilit prej krerëve të partive politike parlamentare në opozitë e cila përmban ftesë për takime individuale para caktimit të një takimi të përbashkët.
“Jam e bindur se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta, që përfshin mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetuetshmërisë, si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentes Osmani.
Sipas letrës që është dërguar në drejtim të tre liderëve të opozitës thuhet se tre liderët janë të ftuar në takime individuale në Presidencë të enjten, më 22 qershor, në orën 15:00.