Kosova ka shënuar ngritje në lirinë e shtypit në botë për pesë vende në vitin 2023.
Kështu ka raportuar organizata “Reporterët pa Kufij”. Më mirë se Kosova, e cila renditet e 56-ta në indeksin botëror, në Ballkan qëndron pos Maqedonia e Veriut, e cila shënuar ngritje të jashtëzakonshme për 19 vende, duke u rendituar e 38-ta, raporton Instituti për hulumtime Front.
Me keq pozicionohen Bosnja e 64-ta, Serbia e 91-ta dhe Shqipëria e 96-ta.
Reporterët pa Kufij e cilëson tregun mediatik të Kosovës të larmishëm, ku pavarësia e medias kërcënohet nga rregullimi i dobët dhe varësia nga shpërndarja partiake e fondeve publike.
Aty thuhet se nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët mbeten objektiv i sulmeve politike.
“KPM, ka qenë joefektiv dhe së fundmi është përfshirë në një rast korrupsioni. Pavarësia e transmetuesit publik RTK është vënë në pikëpyetje për shkak të zgjedhjes si drejtor televiziv i një aleati të partisë në pushtet. Mediat në gjuhën serbe janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e pakicës kushtetuese”, thuhet në raportin për Kosovën.