Kryetari i Prizrenit me mbi 54 mijë euro të ardhura vjetore familjare
Lajme / 12 Maj, 2023
admin

Rrafsh 500 mijë euro ka pasuri të paluajtshme, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se në këtë shifër hyjnë trualli që është blerë me mjete nga shitja e shtëpisë së trashëguar nga familjarët dhe një objekt afarist i ndërtuar me mjete nga shitja e shtëpisë së trashëguar nga prindërit, shkruan Instituti pwr Hulumtime “Front”.

Totaj ka deklaruar edhe një veturë në emër të tij e cila kap shifrën e 20 mijë eurove, dhe një tjetër të fëmijëve prej 8 mijë euro.

Ka edhe një detyrim financiar në njërën prej bankave të Kosovës, ku vlera fillestare ishte 10 mijë euro, ndërsa aktualisht ka edhe vlerën e mbetur që është 5 mijë e 500 euro.

Nuk qëndron keq as me të ardhurat vjetore personale dhe familjare.

Të ardhurat e tij  kapin shifrën e mbi 54 mijë eurove./iFront/

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2023/Komunat/Komuna%20e%20Prizrenit/Shaqir%20Totaj.pdf

Shperndaje: