Kujtim Shala
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 28/02/1974
Vendlindja: Pejë
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës

Kujtim Shala është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Karrierën në Universitetin e Prishtinës e ka nisur në vitin 2002 si asistent; ka vijuar si profesor asistent më 2006; pastaj si profesor i asociuar më 2011; për t’u zgjedhur profesor i rregullt më 2016.

Shala ka ligjëruar për Letërsi Shqipe edhe në Universitetin e Tiranës (2010-2011).

Ka fituar Çmimin Kombëtar për Letërsi “Azem Shkreli”, si dhe çmime të tjera letrare në Kosovë e jashtë saj.

Në vitet 2000-2002 ka qenë drejtues i Sektorit të Bibliotekave dhe të Publikimeve të Departamentit të Kulturës të Kosovës.

Ndërsa, nga viti 2003 ka qenë pjesë e Grupit të Ekspertëve për reformimin e Plan-programeve të letërsisë.

Më 2014, si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Kulturës i Kosovës.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në dhjetor të vitit 2016.

 

Patundshmëritë

Shtëpi

Kujtim Shala ka deklaruar t’i ketë tri shtëpi banimi, mes tyre një shtëpi malore. Shtëpitë, sipas tij, janë në pronësi të përbashkët më prindin. Që të tria, në vitin 2022 i ka vlerësuar me 209 mijë euro.

Në vitin 2018, ai kishte blerë shtëpi dhe tokë: shtëpi në vlerë 163 mijë euro dhe tokë në vlerë 10,800 euro.

Këto shuma parash i ka cilësuar si detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, por nuk ka treguar se nga kush janë marrë dhe kur do t’iu kthehen.

 

Banesë

Kujtim Shala kishte në pronësi një banesë të cilën e ka deklaruar që nga viti 2014, në vlerë 74 mijë euro.

Por, në vitin 2021 ai nuk e ka deklaruar të njëjtën banesë. Bazuar në deklarimin që Shala e ka bërë atë vit, banesa është shitur për blerjen e shtëpisë malore e cila ka kushtuar 144.50 euro. Blerja e shtëpisë malore është kryer në vitin 2020.

Parcela toke

Kujtim Shala ka deklaruar se në pronësi të përbashkët me prindin i ka 4 parcela toke, vlera e të cilave arrin në 204 mijë euro.

 

Të hyrat

32,400 euro janë të hyrat vjetore të Kujtim Shalës si deputet në Kuvendin e Kosovës.

4,200 euro në vit i merr si ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2022, ai ka deklaruar se merr nga Akademia e Shkencave 17,841 euro si shpërblim kombëtar.

Po ashtu, më 2022, ai ka deklaruar se merr pagë vjetore në Pejë (SHB Dukagjini) në vlerë prej 18 mijë euro.

Bashkëshortja e tij, merr 5,580 euro në vit nga puna në Ansamblin e Baletit.

Ai dhe bashkëshortja i kanë të kursyera në banka të ndryshme 4,280 euro.

 

Kreditë

Tek detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik, Kujtim Shala thotë se i ka borxh 163 mijë euro për blerjen e një shtëpie dhe 10,800 euro për blerjen e një toke.

Në vitin 2022, ai ka deklaruar se ka hyrë edhe në një kredi të re për blerjen e një veture. Këtë kredi obligohet ta shlyej deri në vitin 2026. Shuma e kredisë është 55 mijë euro.

Veturat

Kujtim Shala ka deklaruar se një vit më herët, më 2021, e ka blerë me kredi një veturë në vlerë 36,500 euro.

Në vitin 2020, ai e ka blerë një veturë në vlerë 13 mijë e 500 euro. Paratë ka deklaruar t’i këtë marrë nga shitja e banesës.

Prej vitit 2014 deri në 2017, ai vazhdimisht i ka deklaruar 3 vetura në pronësi të tij dhe të babait, vlera  e të cilave ishte 11 mijë e 500 euro. Të njëjtat vetura nuk i ka deklaruar në vitin 2021.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.