Kurti thirrje Serbisë: Ndaloni nxitjet për dhunë para se dikush të humbasë jetën
Lajme / 27 Qershor, 2023
admin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sulmin e mbremhësm ndaj komunës së Mitrovicës së veriut.

Kurti përmes një postimi i në Twitter ka thënë sulmi është bërë me dy granata dorë, por që nuk ka asnjë të lënduar.

Por sipas tij, mund të kishte ndodhur lehtësisht.

Ai i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresin nxitjet për dhunë para se dikush të humbë jetën.

Postimi i Kryeministrit Kurti:

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti përmes Twitter.

Shperndaje: