Lutfi Haziri
Ish-kryetar i Gjilanit
Ditëlindja: 08.11.1970
Vendlindja: Gjilan
Përkatësia: LDK

Lutfi Haziri është biolog me profesion.

Në dhjetor të vitit 2004, u zgjodh ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës. Po të njëjtin vit, u zgjodh edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë viteve 2005-2007, ishte pjesë e grupit politik në bisedimet për statusin final të Kosovës.

Në vitet 2006-2008 u zgjodh zëvendëskryeministër i Kosovës.

Haziri është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Në legjislaturën 2008-2010, ka qenë shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Më 24 dhjetor të vitit 2013 është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Gjilanit, për t’u rikonfirmuar në dhjetor 2017 sërish në krye të këtij qyteti, për herën e katërt.

Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës së kësaj partie në Gjilan.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

 

Patundshmëritë

1.851.000 € është vlera e përgjithshme e pasurisë së paluajtshme që ka Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri ka në pronësi 13 parcela toke të cilat në total vlejnë 1 milion e 751 mijë euro.

Në pronësi të tij është edhe një banesë prej 100 mijë euro.

Veturat

Për dallim nga vitet paraprake, në vitin 2021, Haziri nuk ka deklaruar se ka ndonjë veturë në pronësi të tij apo të bashkëshortes.

Të hyrat

23.814 €  janë të hyrat e përgjitshme familjare të Hazirit.

Të hyrat vjetore të tij në vitin 2021 ishin 15 mijë e 512 euro që vinin nga Komuna e Gjilanit. Të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë 7 mijë e 200 euro, ndërsa ato të prindit janë 1 mijë e 102 euro.

 Paratë Cash

266 mijë e 432 euro janë parat e kursyera që Lutfi Haziri bashkë më fëmijët dhe gruan i kanë në bankat e Kosovës.

Kreditë

Nuk ka kredi.

 

 

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.