Gjithsej 12 mijë e 537 mijë biznese në Kosovë janë ende të pafiskalizuara, përkundër që legjislacioni në fuqi ua kërkon të pajisen me arka fiskale.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e auditimit për Administratën Tatimore të Kosovës për vititn 2022, ka konstatuar se fiskalizimi i plotë i bizneseve në vend, mbetet ende sfidë për ATK-në, përkundër përpjekjeve të tyre.
Sipas këtij raporti të ZKA-së, pjesën më të madhe prej 8,974 bizneseve pa arka fiskale, e përbënin mikro-bizneset me qarkullim vjetor deri në 5,000 euro, përcjell Buletini Ekonomik.
“Në raport me vitin e kaluar kemi një ulje të numrit të tatim paguesve që janë pa arka fiskale (në 2021 numri i tatim paguesve që nuk kishin arka fiskale ishte 13,656)”, ceket tutje në raport.
Ndërkaq, neni 4, pika 3, sqaron se “personi të cilit i referohet obligimi i përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni, dhe i cili njëkohësisht kryen edhe aktivitete që nuk janë të përjashtuara ose të liruara nga detyrimi i regjistrimit përmes arkës fiskale dhe të transferimit të të dhënave përmes terminalit te serveri i ATK-së, në kuptim të paragrafit 1 të këtij neni, do të jetë i obliguar që çdo qarkullim individual gjatë kryerjes së këtyre aktiviteteve të regjistrojë përmes arkës fiskale si dhe t’i transferojë të dhënat përmes terminalit në server të ATK-së”.
E sipas ATK-së, mosfunksionalizimi i plotë i bizneseve me arka fiskale është rezistenca e vazhdueshme e bizneseve për shkak të kostos së pajisjeve, mirëpo edhe problemeve tjera gjatë procesit të funksionalizimit të sistemit të ri për arka fiskale.
Mirëpo, siç thot edhe Auditori i Përgjithshëm, mospajisja e tatimpaguesve me arka fiskale e rrit rrezikun për mungesën e informatave gjatë veprimtarive ekonomike si dhe mundësinë e evazionit tatimor. Gjithashtu, kjo praktikë rezulton edhe me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që zhvillojnë aktivitete ekonomike.
Prandaj, ZKA i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së që të sigurojë se të gjitha bizneset të cilat i plotësojnë kriteret për fiskalizim, të pajisen me pajisjet elektronike fiskale (PEF) sipas kërkesave ligjore.