Mbi 143 mijë veta përfitues të skemës së pensioneve në prill, morën nga 100 euro
Lajme / 25 Maj, 2023
admin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 522 përfitues ndërsa nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 625 përfitues.

Komuna me më së shumti përfitues të pensioneve bazike është Prishtina me 15 636 pasuar nga Prizreni me 13 073 përfitues.

Pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo. Shuma mujore e këtij pensioni është 100 €.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet

paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim :

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

 

Shperndaje: