Gjatë muajit prill të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 127 familje me gjithsej 83 mijë 811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 54 familje.
Ndërsa, komuna e Mitrovicës vazhdon të jetë komuna me më së shumti familje nën asisitencë sociale.
Në muajin prill nga kjo komunë janë evidentuar 2 mijë e 76 familje nën asistencë sociale, ani se ka një rënie të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.