Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 mijë 522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 625 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 94 përfitues.
Po ashtu nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 8 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 763 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mbi 831 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë e 599 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 mijë 291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.