MINT do t’i subvencionojë ndërmarrjet me 1 milion euro për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese
Lajme / 12 Qershor, 2023
admin

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), fton Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) të aplikojnë për përkrahje financiare përmes shpalljes së thirrjes publike për subvencionim për blerjen e makinerive prodhuese/përpunuese.

 

Përkrahja financiare e ofruar nga MINT/KIESA kap vlerën totale prej 1,000,000.00€ (një milion euro) dhe ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVNM), rritjen e investimeve, rritjen e eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Granti do të ndahet në tri lot-e, si në vijim:

Loti 1 – Ndërmarrjet Mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€

 

Loti 2 – Ndërmarrjet e Vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€

 

Loti 3 – Ndërmarrjet e Mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë)

Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€

 

Po ashtu një Ndërmarrje Mikro, me të punësuar deri në 9 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 20 mijë euro; Ndërmarrjet e Vogla, me të punësuar deri 49 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 35 mijë euro dhe Ndërmarrjet e Mesme, deri 249 punëtorë, mund të përfitojë vlerën maksimale deri 50 mijë euro.

 

Njoftimi për thirrje publike, udhëzuesit dhe mënyra e aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen e MINT-it dhe të KIESA-së:

https://mint.rks-gov.net/

http://kiesa.rks-gov.net/

 

Shperndaje: