Muharrem Sfarqa
Ish-kryetar i Ferizajt
Ditëlindja: 10/Korrik/1960
Vendlindja: Ferizaj
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Muharrem Sfarqa ka qenë njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe anëtar kryesie i kësaj partie, para luftës dhe pas luftës. Në strukturat udhëheqëse të kësaj partie ka qenë edhe në Gjermani.

Ka mbaruar Fakultetin Filologjik- Dega Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinë.

Ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatin Rahovicë. Është marr më kulturë, gazetari dhe publicistik.

U zgjodh kryetar i Komunës së Ferizajt në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2013.

 

Patundshmëritë

Muharrem Sfarqa ka deklaruar se e ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 200 mijë euro. Në pronësi të tij janë edhe 6 parcela toke, vlera e të cilave është 214 mijë euro.

 

Veturat

Në vitin 2021 ka deklaruar se e ka në pronësi një veturë në vlerë prej 6 mijë euro.

 

Të hyrat

Sfarqa ka deklaruar se ka të hyra vjetore prej 2 mijë e 520 euro të cilat i merr si këshilltar komunal në Komunën e Ferizajt.

Ai nuk ka deklaruar të hyra tjera të bashkëshortes ose të fëmijëve siç kishte bërë në vitet paraprake.

 

Paratë Cash

Nuk ka para kesh të deklaruara.

 

Kreditë

Nuk ka kredi.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.