2 fëmijë janë braktisur gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në dy komuna të Kosovës, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Fëmiu i gjinisë femër u braktis në muajin shkurt të këtij viti në Malishevë.
Një tjetër fëmijë i gjinisë mashkull është braktisur në Fushë-Kosovë në muajin mars të këtij viti.
Fëmijë i braktisur pa kujdes prindëror, konsiderohet çdo fëmijë i moshës nën 18 vjeç, i cili është i braktisur nga prindërit, të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk i kryejnë, apo nuk janë në gjendje ti kryejnë obligimet, përgjegjësitë dhe të drejtat prindërore.
Format e mbrojtjes për këtë kategori të fëmijëve janë: kujdestaria, bashkimi familjar, strehimi familjar, strehimi i përkohshëm institucional dhe adoptimi./Instituti për Hulumtime “Front”/