Qemajl Mustafa
Ish-kryetar i Gjilanit
Ditëlindja: 08.04.1960
Vendlindja: Gjilan
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Qemajl Mustafa është marrë me politikë që nga koha kur ishte student në Universitetin e Prishtinës. Me themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 1999, ai u bë përkrahës i kësaj partie. U aktivizua në PDK pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000. Në vitin 2005 u zgjodh kryetar i nëndegës së PDK-së në Gjilan, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2007 e mori besimin e qytetarëve për udhëheqjen e Komunës së Gjilanit. Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2010 u rizgjodh kryetar i kësaj komune. Mustafa ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1982. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Pasuria e Paluajtshme:

Bazuar në deklarimin e pasurisë së vitit 2014, Qemajl Mustafa ka deklaruar një shtëpi në vlerë 250 mijë euro dhe një objekt afarist në vlerë 300 mijë euro.

Banesë:

Në periudhën 2010 – 2014, Mustafa nuk ka deklaruar të ketë ndonjë banesë. 

Parcela toke:

Qemajl Mustafa e ka deklaruar një parcelë toke. Atë e ka vlerësuar me 163 mijë euro.

Të hyrat

Qemajl Mustafa ka deklaruar se merr pagë vjetore 14 mijë euro nga komuna. Fjala është për vitet 2013 dhe 2014. Në vitin 2012 mori më pak, përkatësisht 10 mijë e 452 euro. Më shumë të holla arkëtoi më 2011, me ç’rast i mori  20,320 euro. Atë kohë përveç pagës komunale mori edhe para nga biznesi.

Gruaja e tij më 2010 arkëtoi 2300 euro, ndërsa në vitin pasues mori 3 mijë euro. Në vitet vijuese nuk figuron se mori ndonjë të hyrë. Para të gatshme, familja Mustafa i ka deklaruar 15 mijë e 133 euro: 10 mijë euro në konto të fëmijëve, 5 mijë euro në konto të gruas dhe 133 euro në konto të veten.

Kreditë

Qemajl Mustafa kishte tri kredi. Vlera e tyre në total ka qenë 103 mijë e 540 euro. 80 mijë ka deklaruar se i ka për shkollimin e fëmijëve, ndërsa të tjerat nuk ka treguar për çka. 

Vetura

Mustafa nuk figuron se ka veturë.

Aksione

Qemajl Mustafa ka pasur aksione në Viva Frutta. 15 % apo 250 mijë euro kapital. 50 % të aksioneve i kishte më 2014 edhe në kompaninë Vision.

Huadhënie:

Mustafa ua ka huazuar 150 mijë euro tre personave të ndryshëm, para këto të gjeneruara nga biznesi.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.