Ministrja e Financave, Punës dhe Transfereve po thotë se tashmë edhe 2,294 familje tashmë kanë të punësuar së paku një anëtar të familjes.
Krejt kjo falë skemës ‘’Qeveria për Familjet’’.
‘’Falë zbatimit të suksesshëm të skemës “Qeveria për Familjet” edhe 2,294 familje në Kosovë tashmë kanë të punësuar së paku një anëtar të familjes. Pra, në shtatë rajonet e Kosoves e në 1,878 biznese kemi 2,294 të punësuar prej të cilëve 54.2% janë gra dhe 46.8% janë burra’’.
Po ashtu është bërë e ditur se në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës janë edhe 379 biznese të regjistruara të cilat ofrojnë 654 vende të lira të punës në kuadër të kësaj skeme.
Kujtojmë se skema “Qeveria për Familjet” u prezantua nga MFPT për herë të parë në korrik të vitit 2022 me qëllim garantimin e punësimit të së paku një personi në secilën familje në Kosovë. Përmes skemës subvencionohet 70% e pagës bruto të punëtorit deri në 300 euro për një periudhë 6 mujore.