Ramadan Muja
Ish-kryetar i Prizrenit
Vendlindja: Prizren
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosoves

Ramadan Muja për një dekadë, duke filluar nga viti 2007 e deri në vitin 2017, ka qenë kryetar i Komunës së Prizrenit, si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vitin 1984 është bërë doktor i shkencave historike në Universitetin e Prishtinës me temën: “Opinioni dhe historiografia sovjetike për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri 1939-1944”.

Një pjesë të konsiderueshme të kohës sa ishte kryetar komune, Muja e ka kaluar nëpër salla të gjykatave pasi së bashku me disa zyrtarë të kësaj komune ishte akuzuar për keqpërdorim të disa pronave komunale dhe nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për krijimin e dobive pasurore të të tjerëve.

Pas një procesi maratonik përreth 7 vite, Gjykata Themelore e Gjilanit e pati dënuar asokohe me 1 vit burg me kusht.

Më pastaj, ky dënim u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit.

Ky vendim erdhi 323 ditë pasi vendimi ishte marrë nga Gjykata e Gjilanit në lidhje me veprën penale- keqpërdorim i detyrës.

Nga viti 2017, Muja nuk ka ndonjë funksion publik.

 

Patundshmëritë:

Që nga marrja e mandatit e deri në fund të mandatit në vitin 2017, pasuria e deklaruar e Mujës në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka qenë e njëjtë. Gjatë kësaj periudhe kohore, Muja vetëm ka rritur kursimet në llogarinë e tij bankare. Në vitin 2010, në llogaritë e tij bankare ka pasur 7600 euro, deri sa në vitin 2017 kursimet e tij kishin arritur vlerën prej 122 mijë euro.

 

 

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.