Ramë Manaj
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 24 korrik, 1974
Vendlindja: Klinë
Përkatësia: Lidhja Demokratike e Kosovës

Ramë Manaj është veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka ushtruar një sërë funksionesh partiake dhe institucionale.

Fillimisht ishte kryetar i Nëndegës dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë, e më pas ishte edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. 

Manaj ka qenë kryetar i Kuvendit të Komunës së Klinës gjatë periudhës 2001-2006, ndërsa gjatë viteve 1982-1990, drejtor i administratës në kompaninë “Boksiti” në Klinë.

Gjatë viteve 2006-2008 ishte këshilltar i lartë politik-ligjor i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës tashmë të ndjerë, Kolë Berisha.

Për disa vjet, ai e mbajti postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa në legjislaturën e tretë është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Është i martuar dhe ka katër fëmijë: një vajzë dhe tre djem.


Patundshmëritë

245.000 € është vlera e përgjithshme e patundshmërive të deklaruara nga Ramë Manaj në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2018, ku përfshihet një shtëpi në vlerë prej 200 mijë euro dhe një banesë prej 45 mijë eurosh, e blerë në vitin 2016.

Të hyrat

16544 € janë të hyrat vjetore familjare të Manajt, ku përfshihet paga e tij dhe një qira.

Paratë CASH

Ramë Manaj nuk ka para të gatshme, gjithnjë sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përkatësisht në formularët e vitit 2018 e më herët.

 

Kreditë 

8800 € është shumë e përgjithshme e kredive të deklaruara nga Manaj.

Më së shumti kredi, përkatësisht 30.000 €,  ai i ka deklaruar në vitet 2012, 2013, 2014.

 

Vetura

Manaj ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë prej 6000 €.

 

Kompanitë

Nuk figuron se ka kompani.

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.