Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se sot janë realizuar 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçente shtëpiake.
Ndërsa ka bërë të ditur se për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake kanë aplikuar 4 mijë 858 qytetarë.
Postimi i plotë i Rizvanollit:
Sot u realizuan 455 pagesat e para për përfituesit e pajisjeve efiçente shtëpiake.
Komisioni për shqyrtimin dhe verifikimin e dokumenteve ështe duke punuar që nga data 21.08.2023, dhe po vazhdon punën deri në përfundim të procesit.
Po ashtu, Ministria e Ekonomisë më 22.09.2023 ka shpallur thirrjen e re për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje e cila do të jetë e hapur deri më 22.11. 2023.
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32/
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/