Nga 105 euro sa ishte deri në fund të vitit 2023, koeficienti i pagave në sektorin publik për vitin 2024 do të jetë 110 euro, raporton Front Online.
Pagat e muajit janar, do t’i marrin me rritje të gjithë punonjësit në sektorin publik.
Rritjen më të madhe të pagave, do ta kenë ata që e kanë koeficient më të lartë.
Në bazë të ligjit në Kosovë koeficientin më të madh e ka Presidentja e Kosovës (18).
Paga e Presidentes me rritjen e koeficientit të pagave nga 1890 euro sa e ka aktualisht, shkon në 1,980 (90 euro rritje).
Me rritje do t’i marrin pagat edhe pushtetarët e tjerë.
Paga mujore e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca do të rritet për 85 euro, raporton Front Online.
Që të dy, pagat e muajit janar do t’i marrin me rritje, pasi koeficienti i pagave është rritur në 110 euro.
Pagat e dy pushtetarëve tani do të jenë 1 mijë 870 euro.
Deri më tani ata kanë marrë pagë 1 mijë e 785 euro./Front Online/