Shaqir Totaj
Kryetar i Prizrenit
Ditëlindja: 24 dhjetor 1960
Vendlindja: Prizren
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosoves

Shaqir Totaj që nga dhjetori i vitit 2021 është kryetar i Komunës së Prizrenit. Totaj para se të marrë ketë pozitë, për një kohë të  gjatë ka ushtruar funksione të ndryshme në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Studimet pasuniversitare Totaj i ka ndjekur në Universitetin e Uashingtonit në fushën e Menaxhmentit dhe Lidershipit Ekzekutiv në Sektorin Publik. Për tetë vite, ai e ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren, kohë kur ekipi për herë të parë u bë kampion i Kosovës pas luftës dhe u bë pjesë e garës për Ligën Ballkanike. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke ndihmuar sportin kosovar drejt arritjeve të mëdha, siç është anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit – FIBA. Së fundmi, Totaj ishte anëtar ekzekutiv i bordit të Ligës së Përbashkët të Basketbollit Kosovë-Shqipëri. Ndër vite, ai është marrë edhe me biznes. Që nga viti 2017 është pjesë aktive e politikës.

Patundshmëritë:

1,200,000 është pasuria e patundshme që Totaj e ka deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë në vitin 2022. Në këtë vlerë hyn një objekt afarist- banesor. Totaj po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi 2 automjete në vlerë prej 27 mijë euro.

Të hyrat:

40 mijë euro janë të hyrat vjetore që Totaj i ka deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë. Në këtë shumë përfshihet paga e tij si kryetar komune si dhe qiraja që e merr për  një lokal.

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.