Shifra marramendëse të vizitorëve në hotele, ky është regjioni më i frekuentuar
Lajme / 3 Janar, 2024
admin

Numri i vizitorëve nëpër hotel edhe vitin që lamë pas ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i vizitorëve në baza mujore vazhdon trendin e rritjes. Ndërsa vizitorë të huaj raportohet të jenë nga shtetet si Shqipëria, Zvicrra, Gjermani.

Regjioni i Pejës prinë për nga numri i vizitave në hotele.

“Në Nëntor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 46 726, prej tyre 48,6%, ishin vendorë dhe 51,3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Nëntor të vitit 2022 (sa ishin 34 659 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 34,8%”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, numri i net-qëndrimeve ishte 111 664, prej tyre 58,3% nga vendorët dhe 41,6% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 6 581, vizitor dhe më 31 498, net-qëndrimi.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Nëntor 2022) ka rritje te vizitoreve për 4,3%. Në total 23 982 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Shperndaje: