Slobodan Petroviq
Ish- zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 21/12/1969
Vendlindja: Prishtinë
Përkatësia: Partia e Pavarur Liberale (SLS)

Slobodan Petroviq ka lindur më 21 dhjetor 1969, në Prishtinë. Është një politikan serb i Kosovës dhe ishte zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës nga 22 shkurti i 2011-tes deri më 9 dhjetor 2014.

Ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe deri në vitin 2020 ishte kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS).

Në shtator 2006, Petroviq themeloi Partinë e Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë. Ai deklaroi se qëllimet e partisë ishin të ndihmonin komunitetet serbe të Kosovës të qëndrojnë në Kosovë dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës në mënyrë që të sigurohet një kthim i qëndrueshëm dhe real i serbëve të zhvendosur.

Në Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës të dhjetorit 2010, partia e Petroviqit mori 8 ulëse. Më 20 shkurt 2011, ai nënshkroi një marrëveshje koalicioni me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Kjo marrëveshje koalicioni e bëri Petroviqin zëvendëskryeministër të Kosovës.

Ai ishte edhe Ministër për Administrimin e Pushtetit Lokal.

Kreu i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petrovic, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në këtë parti, në vitin 2020.

Patundshmëritë

Shtëpi

Prej vitit 2010, Slobodan Petroviq ka deklaruar se ka në pronësinë e tij një shtëpi në vlerë 120 mijë euro. Këtë shtëpi, me po të njëjtën vlerë e ka deklaruar edhe në vitin 2019.

Banesë

Nuk ka banesë të deklaruar.

Parcela toke

Nga viti 2010, ai deklaron se ka në pronësi të tij 6 ari tokë vlera e të cilës është 18 mijë euro.

Në vitin 2019, deklaron se ka blerë edhe 8 ari tokë të tjera në vitin 2017, vlera e së cilës është 17,400 euro. Këtë tokë megjithëse e kishte blerë në vitin 2017, nuk e deklaroi në vitin 2018.

Të hyrat

Të hyrat vjetore të Slobodan Petroviq në vitin 2019 ishin 20 mijë e 730 euro nga Kuvendi i Kosovës dhe 9 mijë e 556 euro nga Telekomi.

Të hyrat më të larta të tij ishin në vitin 2010, ku deklaron se nga Posta kishte marrë në vit 23 mijë e 500 euro dhe 24 mijë euro në vit si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai në vitin 2019, kur e ka bërë deklarimin e fundit të pasurisë, ka thënë se ka kursime në vlerë prej 1 mijë euro.

Ai në deklarimin e pasurisë që nga viti 2010 asnjëherë nuk ka deklaruar pasurinë dhe të hyrat e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Kjo kërkohet në nenin 5 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë.

Ligji për Deklarimin e Pasurisë e obligon secilin zyrtar me funksione të larta publike të deklarojë secilën pozitë tjetër në institucione publike ose private.

Mosdeklarimi ose deklarimi i rremë i pasurisë hyn te veprat e përcaktuara me Kodin Penal, përkatësisht nenin 430.2.

Kreditë

Slobodan Petroviq ka deklaruar në vitin 2019 se ka një kredi në vlerë prej 15 mijë euro, por nuk ka treguar arsyen pse e ka marrë atë.

Vetura

Në vitin 2019, Slobodan Petroviq, deklaron se ka blerë veturë në vlerë prej 55 mijë euro një vit më përpara.

Kompanitë

Nuk figuron ndonjë kompani në emër të tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dokumentet
Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.