Takimi Kurti-Vuçiq, i pranishëm në Bruksel pritet të jetë edhe Gabriel Escobar
Lajme / 2 Maj, 2023
admin

Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë.

Pos Kurtit, Vuçiqit,e Borrellit në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobar do ta mbajë nesër e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti-Vuçiq.

Theksojmë se takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të nis nga ora 18:00.

Shperndaje: