Vetëm gjatë qershorit, Kosova importoi më shumë se 13 milionë euro nga Serbia
Ekonomi / 3 Gusht, 2023
admin

Për herë të parë në periudhën e pasluftës, në Mitrovicën e Veriut, ditëve të fundit është vënë re mungesa e produkteve nga Serbia, prania e të cilave është zvogëluar dukshëm edhe në komunat e tjera të Kosovës. Por, ndryshe flasin të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas drejtorit, Ismail Sahiti, vetëm gjatë muajit qershor, Kosova ka importuar më shumë se 13 milionë euro nga Serbia.

Mungesa e produkteve nga Serbia në tregun e Kosovës, është kompensuar me produkte nga vendet tjera të rajonit, gjë që sipas kryetarit të odës ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, deri më tash nuk janë prekur interesat e bizneseve vendëse.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga Serbia më së shumti importohen pijet alkoolike. Por krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rënie të importit nga ky vend për 60 për qind.

Shperndaje: